Konjaspor e Dacit me dy futbollistë më pak mundi Fenerbahçen e Muriqit

Vazhdon kriza e Fenerbahçes së Vedat Muriqit. Skuadra nga “Shukru Saraçogllu” sonte u mund nga Konjaspori i Erdon Dacit (mbeti në bankinë), njofton “infOSport.mk”.

Edhe pse me dy futbollistë më pak në fushë, Konjaspori shënoi fitore minimale 1:0, me një gol të shënuar nga boshnjaku Riad Bajiç në minutën e 41-të.

Ky gol doli të jetë vendimtarë në fitoren e skuadrës së Konjaspor, skuadër kjo që tashmë ka lëshuar zonën e rrezikut. Ndryshe në minutën e 67-të Skubiç, ishte futbollisti që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë, duke lëshuar fushën, ndërsa vetëm 9 minuta më pas të njëjtin fat kishte edhe Shahiner, duke lënë skuadrën me vetëm 9 futbollistë në fushë.

Vedat Muriqi edhe përkundër optimizmit para këtij takimi për tu rikthyer te goli, nuk e arriti një gjë të tillë edhe sonte, duke agjeruar edhe për ndeshjen e dytë me rradhë, kur është në pyetje goli. Kështu sulmuesi shqiptarë mbetet në kuotën e 13 golave të shënuar në këtë kampionat, ndërkohë Fenerbahçe mbetet në pozitën e 7-të me 40 pikë.

Leave a Reply