UEFA planifikon mbajtjen e Euro 2020 në muajin dhjetor

UEFA po mendon që ta shtyjë Kampionatin Europian, shkaku i koronavirusit që ka kapluar të gjithë Europën.

Shtëpia më e madhe e futbollit europian nuk dëshiron që të rrezikojë jetën e atyre që do të merrnin pjesën në “Euro 2020”, andaj duket se janë të gatshëm që të shtyjnë garë.

Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, UEFA është duke e konsideruar si opsion që Kampionati Evropian të zhvillohet në dhjetor të këtij viti.

“Euro 2020” parashihet që të fillojë në muajin qershor, mirëpo shkaku i koronavirusit, planet tani kanë ndryshuar.

Kështu, nëse gara shtyhet për muajin dhjetor, të gjitha ligat do të luajnë ndeshjen e mbetura në verë dhe të fillonin më pas me sezonin e ri.

Ende asgjë nuk është e konfirmuar zyrtarisht, por UEFA e mendon si opsionin më të mirë të mundshëm.

Leave a Reply