Leveski dhe Jakupi me porosi, “Rri në Shtëpi”, bashkë do i’a dalim edhe kundër “Covid-19” (VIDEO)

Maqedonia e Veriut, sikurse e gjithë Bota është në luftë me armikun e panjohur “COVID-19”. Kjo e fundit ka bërë që e gjithë Bota të izolohet, teksa aktivitetet sportive kanë kaluar në plan të dytë prej kohësh.

Një mesazh mjaft i bukur ka ardhur ditën e sotme nga dyshja e Futsal Shkupit, Zoran Leveski dhe Berat Jakupi, të cilët ftuan që të gjithë të jemi bashkë në këtë betejë, mision, e që të gjithë jemi për një qëllim, ta mposhtim sa më shpejtë këtë virus vdekjeprurës me emrin Korona.

#ОстаниДома

#ОстаниДома#RriNëShtëpi

Публикувахте от Futsal Shkupi в Вторник, 24 март 2020 г.

Kujtojmë se pezullimi i kampionatit në elitën e futsalit vendor për fatin e keq të Futsal Shkupit erdhi në momentin më të mirë për ta, pasi “bardheblutë” nga Çairi udhëhiqnin renditjen me 6 pikë epërsi ndaj KMF Proekt Ciko, ndërsa gjithashtu po këtë kundërshtarë e eliminuan edhe në çerekfinale të Kupës, duke siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale.

#RriNëShtëpi

#RriNëShtëpi

Публикувахте от Futsal Shkupi в Вторник, 24 март 2020 г.

Leave a Reply