Klubet e Ligës së Dytë kërkojnë ndihmë financiare nga Qeveria

Klubet e Ligës së Dytë, Lindje dhe Perëndim para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut kanë dorëzuar një propozim, përmes të cilit kërkojnë ndihmë financiare për periudhën në vijim.

Sporti në Maqedoni ka ndaluar në tërësi për shkak koronavirusit, ndërsa klubet e Ligë ssë Dytë thonë se kanë nevojë për ndihmë financiare, për të çuar deri në fund vitin 2020.

“Klubet futbollistike janë në baza amatore dhe nuk kemi fare të ardhura nga asnjë bazë, të ardhurat e vetme janë donacionet, që tani janë të lidhura me përfitimin e vauçerëve dhe sponzorimeve, që me aplikimin e vauëerëve janë zero. Për  momentin po ballafaqohemi me një situatë nga e cila nuk mund ti realizojmë vauçerët, apo të përfitojmë nga kompanitë, teksa harxhimet i kemi të njëjta, duke iu referuar të dhënave personale për shumë pak njerëz dhe honorare, si mënyra e vetme për financim të futbollistëve dhe personave të tjerë të angazhuar në klub” – thuhet në kumtesën e klubeve.

Nga gjithsej 20 klube që kanë të dyja ligat, 17 prej tyre janë në mesin e klubeve nënshkruese për këtë nismë. Nga Liga e Dytë Lindje nënshkruese janë të gjitha 10 skuadrat, derisa nga Liga e Dytë Perëndim, nënshkruese janë 7 klube, si: Pelisteri, Skopje, Gostivari, Vardar Forina, Vëllazërimi, Drita dhe Kadino.

Leave a Reply