Pas Dortmundit edhe Bajerni të hënën starton me stërvitje

Skuadra kampione e Gjermanisë, Bajern Munihu, nuk e ka ndërmend të qëndrojë e izoluar ndaj koronavirusit.

“Bavarezët” synojnë të kthehen në stërvitje nga dita e hënë, për të vazhduar me përgatitjet për sezonin.

Sipas ‘Kicker’ dhe njoftimit të skuadrës, futbollistët e Bajern Munihut do të stërviten në grupe të vogla të futbollistëve, në mënyrë që kontaktet të jenë sa më të vogla.

Gjithashtu, skuadra do të stërvitet në ambiente të hapura. Në Bundesligë me stërvitje kanë filluar edhe Volfsburgu dhe Dortmundi.

Duket se gjermanët janë të fascinuar nga shembulli i Bjellorusisë.

 

Leave a Reply