Zhilina bankroton, Besir Demiri tregon situatën (VIDEO)

Skuadra e Sllovakisë, Zhilina është bërë viktima e parë e koronavirusit, duke bankrotuar për shkak krizës financiare. Nga klubi janë liruar plot 15 futbollist të skuadrës, ndërsa në mesin e tyre edhe shkupjani, Besir Demiri që ishte pjesë e kësaj skuadre gjatë 8 muajve të fundit.

“Ky është lajm i vërtet, pasi ditë më parë edhe un isha i informuar se zyrtarisht na është thënë se 15 lojtarë nga nga data 1 maj jemi të liruar nga klubi. Shpresoj të mos ketë klube dhe viktima tjera dhe shpresoj të jetë në të mirë të gjithë lojtarëve që jemi të liruar nga klubi”.

“Fillimisht njëherit na është kërkuar që ulet pagat nga 70%, por pasi që nuk ishte e pranushme nga shumica e futbollistëve. Dhe pas kësaj, ditëve në vijim na është kumtuar lajmi se jemi të lirë”, ka thënë Besir Demiri në “Java Sportive”.

Leave a Reply