Mauricio Sarri dhe Hysaj sërish bashkë!  

Një lajm i bujshëm vjen nga Italia, e që ka të bëjë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Për shërbimet e shkodranit interes së fundmi ka shfaqur skuadra kampione e Juventusit, drejtuesit e së cilës skuadër dëshirojnë ti plotësojnë dëshirën trajnerit të tyre Mauricio Sarri, i cili njeh mjaft mirë kualitetet e Hysajt, të cilin e trajnonte edhe te Empoli, por edhe te Napoli.

Në rast se do të realizohej ky transferim, atëherë Juventusi do të ishte klubi i tretë në të cilin Sarri dhe Hysaj do ishin sërish bashkë.

Për të bërë për vete Hysajn, Juventusi është gati të ofrojë Napolit mbrojtësin italian De Shiljo, të cilin e ka blerë te Milani, si një kërkesë të Alegrit, por tashmë që ky i fundit është larguar ai nuk është shumë i preferuar në Torino.

Leave a Reply