FIFA edhe zyrtarisht ka lejuar 5 zëvendësime në një ndeshje për secilën skuadër. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe do të jetë i vlefshëm si për pjesën e mbetur të sezonit aktual, por gjithashtu edhe pse sezonin e ardhshëm 2020/2021, njofton “infOSport.mk”.
Gjithashtu do të diskutohet nëse ky ndryshim do të ishte valid për një periudhë më të gjatë.
Ky vendim i Bordit të Shoqatës Ndërkombëtare të futbollit (IFAB) nuk është i detyrueshëm, pasi çdo federatë individuale mund të vendos vetë për këtë ndryshim.
Në Spanjë veçmë e kanë pranuar një vendim të këtillë, ndërsa të njëjtën gjë pritet ta bëjë edhe Federata e Futbollit anglez. Kushti i vetëm është që kampionatet të përfundojnë më së voni deri me 31 dhjetor të vitit 2020.
Për të mos ketë humbje kohë më shumë gjatë zhvillimit të ndeshjeve, çdo skuadër do të ketë të drejtë që në 3 ndërprerje të lojës të bëjë të gjitha 5 zëvendësimet. Zëvendësimet do të lejohen gjithashtu edhe në mes pjesëve.
Kur gjatë ndërprerjes së lojës të dyja skuadrat njëkohësisht do të kryejnë zëvendësimet, ajo do të llogaritet se secila prej skuadrave ka shfrytëzuar njërën nga gjithsej 3 mundësitë e zëvendësimeve, transmeton “infOSport.mk”.
Nëse skuadra nuk i shfrytëzon 3 mundësitë e zëvendësimeve për gjatë 90-të minutave, një gjë të tillë do të mund të bëjë në kohën shtesë (dy herë nga 15 minuta), kuptohet nëse ka diçka të tillë.
Madje ka diskutime që të lejohet edhe zëvendësimi i 6-të, i cili do të vazhdonte vetëm për kohën shtesë prej 30 minutave.