Emini duhet të pres dy javë për testin e ardhshëm “Covid 19”

Izair Emini është futbollisti i vetëm nga Maqedonia që nuk mundi ti bashkohet skuadrës së Dritës, pasi i njëjti rezultoi pozitiv në testin për ‘Covid-19’. Kjo bëri që ai të mos udhëtojë drejt Kosovës dhe se duhet të qëndrojë i izoluar për 14 ditë në shtëpi.

Edhe pse i njëjti shpresonte që së shpejti ti nënshtrohet testit të dytë anti “Covid 19”, një gjë të tillë Emini do të mund të bëjë vetëm pas dy javëve.

“Unë u interesova që të bëjë testin e dytë menjëherë, megjithatë më thanë se nuk mundem. Tashmë duhet të pres për 14 ditë. Për momentin jam në shtëpi, ndjehem shumë mirë, absolutisht nuk kam asgjë, megjithatë duhet të pres oër t’iu nënshtruar testit të dytë dhe më pas shpresoj ti bashkohem skuadrës” – tha për “infOSport.mk”, Izair Emini.

Emini është një nga futbollistët kyç te skuadra e Dritës së Gjilanit, ashtu që mungesa e tij do të jetë një humbje e madhe për trajnerin Ardian Nuhiu, i cili në anën gtjetër prej ditës së djeshme morri dirigjimin e skuadrës, nga e cila shpreson të nxjerrë më të mirën dhe në 11 xhirot e mbetura të nxjerrë sa më shumë pikë, që do e ndihmonin skuadrën nga Gjilani në fund ti gëzohet titullit të kampionit.

Drita e Gjilanit ka 43 pikë, vetëm një më pak se lideri aktual, Ballkani, derisa ndeshjen e parë kjo skuadër si vendas do ta zhvillojë kundër Flamurtarit të Prishtinës.

Leave a Reply