Dalin video pamjet kur gjakovari Grezda nokauton futbollistin e Rijekës, Çolak (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, është në qendër të vëmendjes së mediave, pasi pati përplasje me futbollistin kundërshtarë të Rijekës, Antonio Çolak.

Mediat kroate raportuan se 25-vjeçari nga Gjakova që mbron ngjyrat e Osijekut, ka goditur me grusht kundërshtarin e tij, ndërsa një gjë të tillë tregojnë qartë edhe video pamjet e publikuara gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë vetë Grezda më herët sot, reagoi përmes faqes zyrtare të Osijek, duke shkruar: “Më vjen shumë keq që u gjenda në qendër të vëmendjes së mediave për atë që ka ndodhur përpara dhe gjatë ndeshjes me Rijekan. Të gjithë ne ishim të zhgënjyer nga fakti se u dëmtuam gjatë takimit dhe na u mohua fitorja. Nuk është e lehtë të durojmë padrejtësinë në fushë dhe të ruajmë qetësinë, sidomos kur dikush na fyen. Kur vjen puna te fyerjet e rënda personale dhe kombëtare, qoftë si njeri, qoftë si sportist, jam shumë i ndjeshëm. E gjitha kjo ndodhi jo vetëm gjatë ndeshjes, por dhe pas saj. Unë po qëndroja përpara autobusit të skuadrës sime dhe sulmuesi rival Colak po kalonte para meje në mënyrë provokuese.

Jam përballur me provokimet e tij gjatë gjithë ndeshjes. Jetoj për shumë vite në Kroaci dhe i përmbush detyrimet e mia si qytetar. I paguaj taksat dhe nuk e meritoj që dikush të më fyejë për ndjenja kombëtare. Do të marr të gjitha hapat ligjorë për të mbrojtur veten dhe nderin tim.“

Leave a Reply