Rroca dhe Manaj shënojnë, në fund është Istanbulspori që fiton (VIDEO)

Ndeshja e javës së 30-të në Ligën e Parë turke midis Balikesirspor dhe Istanbulspor është mbyllur me triumfin e skuadrës mysafire me shifrat 1:2, njofton “infOSport.mk”. Dy nga golat e këtij takimi, mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë.

Arb Manaj shënoi golin e vetëm për Balikesirspor, ndërkohë në anën tjetër Eduard Rroca shënoi golin e parë për Istanbulspor, skuadër kjo që fitoren e siguroi vetëm në minutën e dytë shtesë të takimit (90+2), me anë të kamerunasit, Patrik Etoga.

Falë golave të shënuar në takimin e sotëm, që të dy futbollistët shqiptarë kanë arritur në shifrën e 9 golave të shënuar, duke bërë pjesë në TOP10 listën e golashënuesve më të mirë në Ligën e Parë Turke, aty ku kryeson portugezi i Altay, Marko Paiksao me 20 gola të shënuar.

Ndryshe me fitoren e sotme Istanbulspor rikthehet sërish në pozitën e katërt me 54 pikë, 4 më pak se Samsunspor i vendit të tretë dhe Adana Demirspor i vendit të dytë. (infOSport.mk)

Leave a Reply