Urrejtja e serbëve, shikoni çfarë shkruajnë për sherrin e Grezdës me Çolak

Mediat serbe vazhdojnë të raportojnë për incidentin e shkaktuar së fundmi në futbollin kroat, e ku në qendër të vëmendjes ishte futbollisti i Kombëtares shqiptare, Eros Grezda, i cili nokautoi futbollistin kundërshtarë të Rijekës, Antonio Çollak.

Pas “Telegraf.rs”, edhe mediumi tjetër serb “Kurir.rs”, ka raportuar për këtë incident, duke e quajtur futbollistin nga Kosova “skandaloz”.

“Shqiptari nga Kosova shkakton skandal në Kroaci. Ai pozoi si Shaqiri dhe Xhaka, dhe tani rrah futbollistin kundërshtar”, – e nis shkrimin mediumi serb.

“Skena të pakëndshme janë parë në gjysmëfinalen e Kupës së Kroacisë në ndeshjen Rijeka – Osijek, ku vendasit fituan 3:2. Pas ndeshjes, futbollisti i Osijekut, Eros Grezda goditi me kokë Antonio Colak e Rijekës”, shkruan më tej ky medium.

Ky incident ndodhi në parkingun para dhomave të xhveshjes, derisa ndeshja ishte mbyllur me fitoren 3:2 të Rijekës, që u kualifikua në finale të kupës.

Tashmë Grezda e ka sqaruar këtë situatë duke thënë se Çollak e kishte fyer atë në baza personale dhe kombëtare.

Leave a Reply