“Bombë” nga Italia, Juve ka arritur marrëveshje me Kumbullën!?

Edhe pse shumë media italiane në të kaluarën shkruanin se Interi shihet si favorit për nënshkrimin e mbrojtësit shqiptarë të Veronës, Marash Kumbulla, së fundmi një tjetër version ka dalë rreth së ardhmes së 20-vjeçarit.

Media torineze “La Stampa” raporton se Juventusi ka arritur marrëveshjen me qendërmbrojtësin e talentuar “kuqezi” për shifrën e 32 milionë eurove, dhe se reprezentuesi i Kombëtares shqiptare pjesë e kampionëve të Italisë do të jetë për 5 vitet e ardhshme.

Sidoqoftë, duhet ende kohë që sezoni të përfundojë dhe të vendoset përfundimisht e ardhmja e Kumbullës, i cili ka qenë një ndër futbollistët që ka patur një progres të hatashëm në “Serie A”.

Leave a Reply