Zekirja Ramadani edhe zyrtarisht do drejtojë skuadrën nga Superliga e Shqipërisë

Zekirja Ramadani pasi përfundoi aventurën e bukur me Prishtinën, skuadrën kampione nga Kosova, prej sot edhe zyrtarisht është emëruar trajner i Egnatias, skuadër kjo që këtë edicion po bënë gara në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Pas largimit të Gugash Maganit nga pankina e skuadrës së Egnatias, gjatë fundjavës së kaluar, klubi ka vendosur t’i besojë Zekirija Ramadanit drejtimin, me shpresën që ky i fundit të drejtojë skuadrën drejt mbijetesës, e pse jo, edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës.

Ramadani ishte prej dy ditësh në bisedime me klubin nga Rrogozhina dhe kishte ndjekur edhe ndeshjen e tyre të fundit ndaj Tiranës në stadium, për të studiuar ekipin e tij të ri.

Ramadani debutimin e tij me Egnatian do ta ketë që të mërkurën në ndeshjen si mysafir kundër Skënderbeut. Pas 11 xhirove të kaluara në Superligën shqiptare, Egnatia me 11 pikë të tubuara renditet në pozitën e 8-të. (infOSport.mk)

Leave a Reply