Incident në derbin midis Vardarit dhe Pelisterit në elitën e hendbollit vendor (VIDEO) 

Ndeshja derbi e javës së 5-të, e fazës finale në elitën e hendbollit vendor midis Vardarit dhe Pelisterit në Shkup, ishte ndërprerë për disa minuta, kjo për shkak përleshjes së dy tifozërive, Komitëve në njërën anë dhe  Çkembari në anën tjetër, njofton “infOSport.mk”.

Me tu futur në palestër, tifozët mysafir nga Manastiri, filluan në gjuajnë fishekzjarre në drejtim të publikut vendas, ndërsa e gjithë kjo situatë e krijuar, iritoi tej mase “Komitët”, të cilët shkelën poshtë në parket, duke u kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Këto skena të shëmtuara, bënë që të reagojë edhe policia, që arriti të vendos rend shumë shpejtë dhe të qetësoj gjakrat.

Ndeshja nisi sërish, ndërsa në fund Vardari doli fitues me rezultatin 31:24, duke fituar kështu ndeshjen e parë ndaj rivalit të drejtëpërdrejtë për titull.  (infOSport.mk)

Leave a Reply