Kumanova jeton për Bashkimin, Kumanova meriton futboll elitar!

Ish fituesi i Kupës së Maqedonisë, Bashkimi, të shtunën në Kumanovë në kuadër të  javës së 19-të në Ligën e tretë – Veri mundën rivalin lokal, ekipin e Kumanovës me shifrat 4:0, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në fjalë u zhvillua në stadiumin e qytetit, i cili u mbush përplotë me tifoz të Bashkimit, që pavarësisht vendit dhe stadiumit ku luan skuadra e tyre e zemrës, edhe njëherë tjetër, dëshmuan se jetojnë për Bashkimin dhe se qyteti i Kumanovës meriton futboll elitar dhe se skuadra e tyre e ka vendin në mesin e më të mirëve, aty ku shumë vite më parë luante një rol të rëndësishëm, duke fituar edhe Kupën e Maqedonisë në vitin 2005, ndërsa gjithashtu prezantonte Maqedoninë në arenën ndërkombëtare.

Fitorja ndaj Kumanovës, për Bashkimin ishte e 16-ta këtë edicion, me ç’rast kjo skuadër po ecën me hapa të sigurtë drejt Ligës së Dytë.

Bashkimi numëron 49 pikë, derisa Kumanovo aktualisht me 32 pikë renditet në pozitën e katërt.

Leave a Reply