Kupa e Gjermanisë, Bajerni i Munihut cakton finale me Leverkusenin

Skuadra rekordmene në Gjermani, kur janë në pyetje trofetë, Bajerni i Munihut ka eliminuar Ajntrahtin e Frankfurtit në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra “bavareze” shënoi fitore 2:1 falë golave të shënuar nga Ivan Perishiq dhe Robert Levandovski, duke caktuar në këtë mënyrë finalen kundër Bajer Leverkusenit.

Kujtojmë “aspirinat” në ndeshjen e parë gjysmëfinale kishin eliminuar Sarbrikenin me rezultatin 3:0.

Finalja e madhe e Kupës së Gjermanisë në program është me datë 4 korrik në Berlin.

Leave a Reply