FC Shkupi, dy emra “big” me konrata të skaduara!

Muaji qershor është muaji i skadimeve të kontratave të futbollistëve, ndërsa raste të tilla ka edhe te skuadra e FC Shkupit, e cila në sezonin 2020/2021 mund të mbetet pa dy futbollistë mjaft cilësorë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për brazilianin Serzhinjo dhe mbrojtësin Darko Ilieski, të cilët shumë lehtë mund të ndodhë që të ndryshojnë mjedis, gjithnjë nëse nuk ulen në tavolinën e bisedimeve me drejtuesit e skuadrës nga Çairi.

Kontrata e Ilieskit ishte valide deri me  1 qershor, derisa Serzhinjo me klubin “bardhekaltër” nga Çairi është i lidhur deri me 30 qershor.

Braziliani 25-vjeçar është në pronësi të skuadrës së Skënderbeut dhe i njëjti mund ti bashkohet skuadrës korçare, por gjithsesi se ekziston mundësia që i njëjti sërish të mbetet në Çair, gjithnjë nëse do të gjente një gjuhë të përbashkët me drejtuesit e FC Shkupit.

Ai sezonin e fundit me 7 gola të shënuar në 22 ndeshje, ishte futbollisti më efikas në rradhët e skuadrës nga Çairi.

Leave a Reply