Tre emra “big” te Shkëndija me kontrata të skaduara

Besart Ibraimi, Armend Alimi dhe Gledi Mici janë tre emrat “big” te Shkëndija që ju skadon kontrata këtë muaj. Bëhet fjalë për 3 futbollistë titullarë të skuadrës tetovare, të cilët kanë lënë gjurmë me fanellën “kuqezi”, shkruan “infOSport.mk”.

Besart Ibraimi është rekordmen kur janë në pyetje golat, ndërsa pas mungesës së tij këtë edicion, Armend Alimi, doli të jetë golashënuesi më i mirë me 10 gola të shënuar. Sa i përket Gledi Micit, futbollisti nga Shqipëria, lirisht mund të themi se është një ndër futbollistët më të mirë të krahut të majtë në mbrojtje që ndonjëherë ka luajtur në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë së Veriut.

Bazuar në gjitha këto të dhëna, largimi i tyre eventual do të linte shumë zbrastira në rradhët e “kuqezinjëve”, drejtuesit e së cilës skuadër pritet që së shpejti të ulen në tavolinën e bisedimeve.

Leave a Reply