UEFA, Maqedoni – Kosovë në tetor, finalja e LK në nëntor

Maqedonia dhe Kosova janë në pritje të datës së saktë të ndeshjes historike në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, ndërsa sipas informacioneve të fundit, e njëjta pritet të zhvillohet në muajin tetor.

Fillimisht kjo ndeshje duheshe të zhvillohet me 26 mars, që më pas të shtyhet për në muajin qershor, mirëpo për shkak pandemisë “Covid 19”, që kaploi tërë globin, e njëjta në në dyja rastet ishte anuluar.

Risi do të jetë edhe zhvillimi i ndeshjes finale, që është paraparë të zhvillohet në muajin nëntor.

Kujtojmë ndeshja Maqedoni-Kosovë do të zhvillohet në Shkup, ndërsa skuadra fituese në finalen e madhe do të përballet me ekipin fitues nga takimi midis Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë.

Leave a Reply