Xhon Teri të hënën firmosi kontratë 1 vjeçare me Aston Villan që sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Dytë të Anglisë. 36 vjeçari plotë 22 vite ishte pjesë e Çelsit dhe arriti të fitojë gjithçka me londinezët, ndërsa në momentin kur nuk iu ofrua vazhdim të bashkëpunimit nga këta të fundit, Teri vendosi që të largohet, duke u transferuar kështu te Aston Villa.
Edhe pse në adresë të tij kishin ardhur edhe shumë oferta tjera, e sidomos nga Premier Liga, vet Teri kishte vendosur që nuk do të garojë në të njejtën ligë, ku është pjesë edhe skuadra me të cilët kaloi ditët më të bukura të futbollit.
Terin e përshendetën me fjalë të mira si futbollistët, stafi teknik, drejtuesit e tifozët e Çelsit, ndërsa a do të jetë i mirëpritur njejtë te tifozët e Aston Villës, edhe legjenda deklaroi se nuk e ka idenë.
Ai për televizionin zyrtar të klubit ka deklaruar se nga tifozët e Aston Villas kërkon mbështetje, ndërsa ka thënë se nuk i harron dot fjalët të cilat ia këndonin para disa viteve.
“Kuptohet se nuk do t’i harrojë. Ata më kënduan “Lëreni të vdesë”. Fjalë të tilla nuk harrohen aq lehtë, por besoj se e gjithë kjo do të kalojë nese më japing mbështetje”, është shprehur Teri.