Zekirja Ramadani paralajamëroi dorëheqjen nga Trepça ’89!?

Strategu shkupjan,  Zekerija Ramadani ka paraqitur dorëheqjen e tij pas humbjes turpëruese 1:4, që skuadra e tij, Trepça ’89 e pësoi ndaj Vikingurit në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Mitrovicë, e vlefshme për turin e parë eliminatorë të Ligës së Kampionëve Evropian.

Edhe pse te skuadra minatore vërehej një optimizëm pas rezultatit nga ndeshja e parë, kur Trepça ’89 pësoi me rezultatin e ngushtë 2:1, të përzgjedhurit e Ramadanit dështuan në të gjitha aspektet në ndeshjen e kthimit, duke u përshëndetur nga Evropa që në turin e parë eliminatorë.

“Përgjegjësinë e kësaj humbjeje e marr unë. Futbollistët dhanë maksimumin por eksperienca e skuadrës kundërshtare ndikoi që ne të paraqiteshim në këtë mënyrë. Përgjegjësia nuk merret vetëm me fjalë, unë në ditët në vazhdim do të kem një takim me presidentin dhe nëse do të jetë e nevojshme do të jap edhe dorëheqjen. Futbolli nuk mbaron këtu pas kësaj humbjeje, kështu që ne duhet të dimë të ringrihemi pas kësaj disfate. Për të ardhmen time do t’ia lë gjithçka në dorë presidentit” – është shprehur Ramadani në Supersport.

Leave a Reply