KHF Çair përforcohet para Europës

Klubi i hendbollit për femra Çair është përforcuar me tre hendbolliste të reja. Ana Marija Bozhinovska, Gabriela Kostadinovska dhe Arlinda Dinarica janë tre hendbollistet që kanë firmosur me skuadrën e Çairit. Bozhinovska vjen nga Vardari dhe ka qenë disa herë në listën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Kostadinovska vjen nga Spartaku, ndërsa Dinarica nga Kastrioti i Kosovës dhe është pjesë e të rejave të përfaqësueses së vendit në hendboll.

Nga tabori i Çairit kanë bërë të ditur se të gjitha hendbollistët e sezonit kaluar do të jenë pjesë edhe në sezonin e ri. Kujtojmë se Çairi do ta përfaqësojë vendin për herë të parë në garat europiane këtë verë.

Leave a Reply