Bajrami zgjodhi ndihmësit e tij te FC Shkupi

Muharem Bajrami prej sot edhe zyrtarisht morri drejtimin e FC Shkupit, skuadër të cilën e udhëhoqi edhe në disa nga xhirot e fundit të edicionit të kaluar. Drejtuesit e skuadrës nga Çairi të kënaqur me punën e bërë nga ana e strategut të ri shkupjan, i ofruan atij kontratë dy vjeçare, ndërsa po i njëjti tashmë ka vendosur edhe për ndihmësit e tij.

Asistent i tij i parë, që njëherit do të luaj rolin e trajnerit kondicional, do të jetë Enes Qaili, i cili në të kaluarën ka punuar edhe me grupmoshat e reja te FC Shkupit, ndërsa  trajneri i portierëve do të jetë, Igor Tasevski.

Të përkujtojmë se Muharem Bajrami kishte një karrierë të suksesshme me shumë skuadra të ndryshme në vend dhe ekipe ndërkombëtare, ndërsa ai ecurinë profesionale në futboll e nisi te FC Shkupi, ku regjistroi më shumë se 250 paraqitje.

Leave a Reply