Ishte në bisedime me FC Shkupin, por që ditë më parë nënshkroi me Pelisterin!

Edhe pse ishte në bisedime të avansuara me FC Shkupin, portieri 25-vjeçar me origjinë nga Prilepi, Davor Taleski në fund vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë te Pelisteri, skuadër kjo që vitin tjetër do të luaj në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.


LEXO GJITHASHTU: FC Shkupi shumë pranë portierit Davor Taleski!


Taleski dhe FC Shkupi ishin në bisedime, mirëpo të njëjtat nuk përfunduan me sukses, pasi si duket drejtuesit e Pelisterit ishin më të shpejtë dhe reaguan para homologëve të tyre nga Shkupi, duke e bindur portierin 25-vjeçar për të veshur fanellën “bardhegjelbër”.

Davor Taleski llogaritet si një ndër portierët më me perspektivë në vend, i cili ka bërë një karrierë edhe jashtë vendit, ndërsa më parë ishte edhe pjesë e përfaqësueses shpresa të Maqedonisë.

Leave a Reply