Marko Jovanovski largohet nga Makedonija GJ.P! E ardhmja e tij jashtë Maqedonisë

Marko Jovanovski sezonin e ardhshëm nuk do të jetë në portën e Makedonija GJ.P.  Burime të sigurta pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se ish gardiani i Shkëndijës i ka dhënë fund qëndrimit të tij te skuadra nga Gjorçe Petrovi, pjesë e së cilës ishte për plotë dy vite.

Ai te Makedonija GJ.P, erdhi nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa me shumë  gjasa karrierën e tij do ta  vazhdojë jashtë Maqedonisë. Kujtojmë ai gjatë karrierës së tij të deritanishme edhe në dy raste tjera kishte luajtur jashtë vendit, edhe atë me Etnikos Ahna në Qipro dhe me ekipin e Sepsi në Rumani.

Ndryshe në futbollin vendor, përveç me Makedonija GJ.P dhe Shkëndijën, kishte luajtur edhe me Rabotniçkin, Vardarin, Teteksin dhe Pelisterin.

Leave a Reply