Demir largohet nga FC Shkupi

Benjamin Demir i ka dhënë fund aventurës së tij te FC Shkupi, të cilës skuadër iu bashkua janarin e këtij viti. Demir edhe pse erdhi si një përforcim i madh për krahun e djathtë të skuadrës nga Çairi, i njëjti nuk arriti që të imponohet para trajnerëve Osmani dhe Bajrami.

Ai zhvilloi vetëm dy paraqitje me fanellën “bardhekaltër”, ndërsa tashmë është i gatshëm për sfida të reja, aty ku shpreson të ketë më shumë minuta në dispozicion dhe të tregojë aftësitë e tij reale.

Demir mund të mburret si një ndër futbollistët e rinj (24 vjeç), që ka arritur të veshë fanellën e skuadrave më të njohura shkupjane, si Vardar, Rabotniçki, Skopje, Makedonija  Gj.P dhe FC Shkupi, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e skuadrave, si: Pelister, Teteks dhe Euromilk.

Leave a Reply