De Rossi zgjedhet në krye të stolit të Fiorentinës

Pak kohë pasi është pensionuar nga futbolli aktiv si lojtar, Daniele De Rossi pritet të nis një aventurë të re, tejet interesante.

Gianluca Di Marzio raporton se De Rossi do të jetë trajneri i ri i Fiorentina.

Sipas këtij burimi, puna është tashmë e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi nga faqja zyrtare e skuadrës.

Detaje lidhur me kontratën e De Rossi me Fiorentina nuk janë publikuar akoma.

Mbetet të shihet se kur do të zyrtarizohet kjo lëvizje. Kujtojmë që për stolin ‘Viola’ përmendej edhe Spalletti. 

Leave a Reply