Doriev: Shkëndija është klubi më i mirë në Maqedoni

Ljupço Doriev është emri më i ri i prezantuar sot te Shkëndija e Tetovës. Përforcimi i kuqezinjëve ka folur edhe fjalët e para, pasi hedhi firmën e tij mbi kontratë, duke e vlerësuar këtë transferim si një hap të madh në karrierën e tij.

“Është hera e parë në karrierë që marr këtë hap për të dalë të luaj jashta Strumicës. Këtu në Maqedoni për mua Shkëndija është klubi më i mirë. Të firmos me këtë klub është hap i madh për mua dhe jetën time. Vij këtu në Shkëndijë për të triumfuar, për të fituar trofe dhe për të shijuar suksese në Europë “, u shpreh Doriev në prononcimin e tij të parë si futbollist i Shkëndijës.

Leave a Reply