Shkëndija përforcohet me Ljupço Dorievin (VIDEO)

Kuqezinjtë tetovarë konfirmojnë angazhimin e një përforcimi cilësorë. Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut firmos kontratë tre vjeçare me Shkëndijën

KF Shkëndija me kënaqësi ka komunikuar zyrtarizimin marrëveshjes me sulmuesin e krahut, Ljupço Doriev. Drejtuesit e klubit tetovarë kanë mbyllur me sukses bisedimet me kryesinë e skuadrës Akademia Pandev, duke angazhuar 24 vjeçarin një vit para skadimit të kontratës me ekipin nga Strumica. Doriev dhe Shkëndija kanë firmosur kontratë tre vjeçare dhe pas testeve mjekësore, reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut menjëherë bashkohet me kuqezinjtë në seancat stërvitore.

Ljupço Doriev ka nisur karrierën te Horizont Turnova, për të kaluar më pas në rradhët e Akademia Pandev ku zhvilloi tre sezone shumë pozitive, të fundit edhe si kapiten i skuadrës. Në sezonin garues 2018/2019 regjistroi 16 gola në kampionat dhe si rezultat i paraqitjeve të shkëlqyeshme u bë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply