“San Siro” dhe jo “Olimpiko” këtë vit do të mirëpret finalen e Kupës së Italisë

Finalja e Kupës së Italisë për sezonin 2020-2021 nuk do të luhet në stadiumin e kryeqendrës italiane, “Olimpico”, ashtu siç është bërë zakon tashmë prej vitesh, por në stadiumin e Milanos, “San Siro”.

Vendimi është marrë nga Federata Italiane e Futbollit dhe pritet të publikohet këto ditë, ndërsa shkak duket se është bërë fakti që stadiumi i kryeqytetit duhet të vihet në dispozicion të UEFA-s, për të pritur ndeshjen hapëse të Kampionatit Europian.

Paraprakisht është parashikuar që finalja e Kupës së Italisë të zhvillohet më 19 Maj, ndërsa UEFA ka kërkuar që të ketë në dispozicion të gjithë stadiumet e Europianit brenda datës 18 maj dhe kështu bëhet e pamundur mbajtja e finales në “Olimpico”.

Hera e fundit që një finale e Kupës së Italisë është luajtur në “San Siro” daton qw nga viti 2007, atëherë kur formati parashikonte finalen me dy ndeshje, vajtje-ardhje dhe përballja mes Interit e Romës kishte përfunduar 2:1 në favor të “zikaltërve”.

Leave a Reply