Doriev i kënaqur me debutimin e tij te Shkëndija

Me vetëm një ndeshje zyrtare konfirmohet vlerë e shtuar në formacionin e Shkëndijës. Ljupço Doriev shkëlqeu të dielën në transfertën me Shkupin, kur ishte figura qendrore e barazimit 2:2 me një gol dhe një asist.

Super goli i Doriev rikthen Shkendijen ne loje

Super goli i Doriev rikthen Shkendijen ne loje FC SHKUPI – SHKËNDIJA 2:1(L. Doriev 60')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

“Pa kurfarë hamendje i kisha falur golin dhe asistin në këmbim të tre pikëve nga dueli me Shkupin. Fatkeqësisht, duke parë mënyrën si shkuan gjërat barazimi nuk është keq, por realisht ne ishim afër përmbysjes dhe mendoj se e merituam atë. Sigurisht se efekti personal më motivon, ishte ndeshja e parë dhe pres më shumë në vazhdim. Besoj se ekipi shpejt do të jetë në lartësinë e duhur”, shprehet sulmuesi i Shkëndijës, Ljupço Doriev, i cili këtë verë nga rradhët e Akademia Pandev, vendosi ti bashkohet skuadrës tetovare, me të cilën do të luaj edhe në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Pershkruajeni paraqitjen e Lupçe Doriev. Ai debutoi sot me fanellen e Shkendijes, ku perveç golit te shenuar, gjithashtu asistoi edhe ne golin e shenuar nga Valon Ahmedi 🔴⚫️🔴⚫️🔴⚫️

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 9 август 2020 г.

Leave a Reply