Sirena turke për Avramovskin e Vardarit

Daniel Avramovski prej dje edhe zyrtarisht nuk është pjesë e Vardarit. Me të mësuar këtë lajm në adresë të shkupjanit kanë arritur disa oferta, ndërsa siç mëson “infOSport.mk”, për shërbimet e Avramovskit interes ka edhe nga Turqia, më konkretisht nga skuadra e Kajzerispor.

Mirëpo Turqia nuk është destinacioni i vetëm i mundshëm për golashënuesin më të mirë të edicionit të kaluar në elitën e futbollit vendor, pasi për të interesohen edhe disa skuadra tjera jashtë kufijve të Maqedonisë.

Avramovski edicionin e kaluar në 22 ndeshje me Vardarin realizoi 10 gola. Ndryshe me Vardarin Avramovski numëron 38 ndeshje, duke pasur parasysh se i njëjti skuadrës shkupjane iu bashkua shkurtin e vitit 2019të.

Në futbollin tonë vendor, ai u rikthye nga Sllovenia, ku mbronte ngjyrat e Olimpia, ndërsa gjatë karrierës së tij ndërkombëtare, Avramovski gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e dy skuadrave serbe, Crvena Zvezda dhe OFK Beograd.

Në Maqedoni përveç me Vardarin, 25-vjeçari Avramovski ka luajtur edhe me Makedonija Gj.P dhe Rabotniçkin.

Leave a Reply