Bajerni ja bënë 8:2 Barcelonës (VIDEO)

Bajerni i Munihut ka turpëruar Barcelonën në ndeshjen parafundit çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e mundur ekipin “katalan” me rezultatin 8:2, njofton “infOSport.mk”. Është kjo disfatë më e thellë e Barcelonës në historinë e Ligës më prestigjioze europiane, duke i dhënë një goditje të fortë një ndër skuadrave më të mira dekadën e fundit.

Fitoren e “bavarezëve” në këtë përballje e paralajmëroi Tomas Myler që në minutën e ktarët. Fillimi nuk paralajmëroi një debakël të tillë, pasi në minutën e 7-të një autogol i Alabas, u mundësoi “katalunasve” të barazojnë shifrat në 1:1. Mirëpo kjo ishte e tëra që bënë futbollistët e Setien gjatë pjesës së parë, pasi në vazhdim “bavarezët” me anë të  Perishiç (22’), Gnabry (28’) dhe Myler (31’) shënuan edhe 3 gola të tjerë, duke shkuar në pushim me rezultatin 4:1.

Të njëjtin rezultat Bajerni i Munihut e përsëriti edhe në pjesën e dytë, ndërsa vlen të theksohet se me inkuadrimin e brazilianit Kutinjo, futbollist ky në pronësi të “katalunasve”, skuadra gjermane në 10 minutat e fundit të takimit shënoi plotë 3 gola. Fillimisht Kutinjo asistoi në golin e 6-të që e shënoi Levandovski (82’), ndërsa vetë Kutinjo arriti që të realizojë dy gola të tjerë në minutat 85’ dhe 89’. Një gol tjetër në këtë pjesë për Bajernin realizoi Kimih në minutën e 63-të, ndërsa në anën tjetër për Barcelonën golin e vetëm e realizoi Luis Suarez (57’).

Bajerni i Munihut në këtë mënyrë me plotë meritë u kualifikua për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të mirëpret fituesin nga përballja midis Lionit dhe Mançester Sitit.

Leave a Reply