Njihuni me 3 skuadrat që ende nuk kanë shënuar gol në LPFMV

Sezoni i ri garues në elitën e futbollit vendor tashmë ka lënë pas vete dy xhirot e para, ku janë shënuar gjithsej 29 gola, njofton “infOSport.mk”. 14 gola u shënuan në xhiron e parë, ndërsa 15 në të dytën, pas së cilës megjithatë 3 skuadra mbetën ende në shifrën e 0 golave të shënuar.

Fjala është për dy skuadrat nga Strumica, Bellasicën dhe Akademia Pandevin, si dhe për skuadrën e Struga Trim Lum.

Këta të fundit edhe pas 180 minutave lojë nuk arritën të shënojnë ndaj skuadrave tetovare, Shkëndijës dhe Renovës, ndërsa Akademia Pandev nuk mundi të shënojë përballë Pelisterit dhe Vardarit.

Bellasica në dy xhirot e para u mund nga Sileksi (0:6) dhe Rabotniçki (0:2), duke u renditur kështu si skuadra e fundit në tabelë me një gol averazh 0:8.

Ndërkohë po aq gola ka shënuar Sileksi që aktualisht mban pozitën e parë në renditje me 4 pikë, po aq sa kanë edhe skuadrat vijuese, si FC Shkupi, Shkëndija, Pelisteri dhe Boreci.

Leave a Reply