“Tirona Fanatics” me një koreografi “provokuese” para ndeshjes me Zvezdën: “Vij me mbrojt vatan, edhe aty vdekja është më e sigurt”

Pas kualifikimit në turin e dytë eliminatorë të Lgës së Kampionëve, Tirana hasi në një kundërshtarë të vështirë, ekipin serb të Crvena Zvezdas.

Kampionja e Shqipërisë në turin e parë mundi skuadrë gjeorgjiane të Dinamo Tbilisit, ndërsa fati deshi që “bardheblutë” nga Tirana të përballen me skuadrën e trajnerit, Dejan Stankoviç, ish futbollistit të njohur serb që në të kaluarën kishte luajtur me Lacion dhe Interin.

Në prag të këtij takimi, që në program është me datë 25 gusht, skuadra e trajnerit Egbo ka vazhduar me stërvitje, teksa në stërvitjen e së dielës, Tirana

ishte shoqëruar me brohoritma nga tifo-grupi “Tirona Fanatics”.

Këta të fundit në stadiumin “Skender Halili” në Tiranë, kanë shfaqur një koreografi të komandantit nga Tirana, Skerdilajd Llagami i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së.

Madje në koreografi ishte një mesazh i shkruar: “Vij me mbrojt vatan, edhe aty vdekja është më e sigurt”, duke “provokuar” në këtë mënyrë serbet, të cilët ende pretendojnë për tokat kosovare, edhe pse të njëjtat i kanë humbur tashmë më shumë se dy dekada.

 

Leave a Reply