Juve fiton Sampdorian, titulli shumë pranë (VIDEO)

Një gol i shënuar që në minutën e 7-të nga ana e Kuadrados i ka mjaftuar Juventusit për të mundur Sampdorian në transfertë, njofton “infOSport.mk”.

Pas harkimit të shkëlqyeshëm të Asamoah nga e majta, Kuadrado shënoi një super gol me kokë duke flutuar drejt topit që në fund u ndal në rrjetën e portierit Puggioni.

Ndryshe ishte kjo një sfidë e hapur, me të dyja skuadrat që luajtën ballëhapur e krijuan raste për shënim, por Juventusi është dukshëm superior në Serinë A dhe duket qartë që nuk ka rivalë as këtë sezon.

Me këtë fitore Juve i afrohet edhe më shumë titullit kampion, ndërsa mbetet hapur edhe më tej gara për atë vend të tretë, edhe pse mund të themi që sot Lacio e Strakoshës dështoi të merr tre pikët, duke luajtur baraz pa gola në transfertën kundër Kaljarit, shkruan “infOSport.mk”.

Fiorentinës i mjaftoi një gol për të mundur Krotonen si mysafir, ndërsa fitore të lehta për Bolonjan e Xhemailit dhe Atalantan e Etrit Berishës, i cili sot bëri pushim në ndeshjen ndaj Peskaras së Memushajt, që luajti deri në minutën e 80-të në humbjen 3:0.

 

Serie A, Java XXIX
Empoli 2 – 3 Napoli
Atalanta 3 – 0 Pescara
Bologna 4 – 1 Chievo
Cagliari 0 – 0 Lazio
Crotone 0 – 1 Fiorentina
Sampdoria 0 – 1 Juventus
Udinese 18:00h Palermo
AS Roma 20:45h Sassuolo

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply