Ballazhi shënon fare në fund dhe i jep fitoren Vëllazërimit

Vëllazërimi ka marrë një fitore mjaft të rëndësishme në luftë për mbijetesë në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, duke mundur në Kërçovë skuadrën shkupjane të EuroMilk, njfofton “infOSport.mk”.

Të përzgjedhurit e trajnerit Xhengiz Rexhepi dominuan gjatë gjithë ndeshjes, me ç’rast fati deshi që ata në minutat shtesë ti gëzohen golit të fitores, të cilin e realizoi kapiteni Kushtrim Ballazhi, kur mjaft mirë u gjind në zonën kundërshtare dhe nga brendia e zonës arriti që të mposht portierin kundërshtarë, Lazarevski.

Ishte kjo fitorja e 5-të për Vëllazërimin, skuadër kjo e cila mbetet sërish në pozitën e 7-të, por tashmë me 18 pikë, dy më shumë se Tikveshi në pozitën e 8-të që sot në duelin e drejtpërdrejtë të zonës së rrezikshme në Tetovë mposhti Teteksin me rezultatin minimal 1:0, transmeton “infOSport.mk”.

Në stadiumin në “Kukush” në Strumicë, Turnova mundi Metalurgun me rezultatin 2:0, derisa Novaci me rezultatin minimal 1:0 mposhti Vardar Negotinën.

Të shtunën në Autokomandë u zhvillua derbi ndeshja e javës, ku Skopje me rezultatin 3:2 mundi liderin aktual Akademija Pandev.

LDFM, Java XVII
Novaci 1 – 0

Vardar N.

Teteksi 0 – 1 Tikveshi
Turnova 2 – 0 Metalurgu
Vëllazërimi 1 – 0 Euromilk
E shtunë  
Skopje

3 – 2

Akademija P.

Leave a Reply