Ristevski shënon, Struga Trim Lum feston (VIDEO)

Struga Trim Lum falë golit të shënuar nga mbrojtësi Aleksandar Ristovski në minutën e 81-të, realizoi fitoren e parë në sezonin e ri futbollistik, duke mundur minimalisht 1:0 Borecin nga Velesi, njofton “infOSport.mk”.

Mbrojtësi i ardhur nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës në ndeshjen e tij të tretë me fanellën e Struga Trim Lum, gjeti golin debutues.

28-vjeçari Ristevski mjaft mirë ndoqi një harkim të kapitenit Flamur Tairi nga gjuajtja e lirë, duke kërcyer më së larti në zonën kundërshtare dhe me kokë nguliti topin në rrjetën e mysafirëve nga Velesi.

Goli i Aleksandar Ristevskit, qe i solli 3 piket e plota Struga Trim Lum perballe Borecit

Goli i Aleksandar Ristevskit, qe i solli 3 piket e plota Struga Trim Lum perballe Borecit STRUGA TRIM LUM – BORECI 1:0(A. Ristevski 81')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 август 2020 г.

Për Struga Trim Lum ishte kjo fitorja e parë në sezonin e ri, ku tashmë ka provuar të trija rezultatet, pasi fillimisht barazoi 0:0 kundër Renovës në Tetovë, që një javë pas të humbas nga Shkëndija me rezultatin 2:0, transmeton “infOSport.mk”.

Pas 3 xhirove të para, Struga Trim Lum me 4 pikë renditet në pozitën e 8-të me 4 pikë, po aq sa kanë edhe Rabotniçki dhe Boreci në pozitat 6 dhe 7.

Leave a Reply