Super Sunaj Hasan, me dy gola i vetëm mund Gjilanin

Sunaj Hasan nuk i janë dashur edhe shumë ndeshje për të paralajmëruar skuadrat kundërshtare në elitën e futbollit kosovar. Për Sunaj Hasan ishte kjo ndeshja e dytë (pas asaj me KEK-un) që zhvilloi me fanellën e Arbërisë, skuadër kjo që sot luajti përballë Gjilanit miqësoren e fundit para startit të sezonit të ri që nis javën e ardhshme.

Arbëria në këtë ndeshje shënoi fitore 2:1, ndërsa që të dy golat për skuadrën nga Lipjani i realizoi pikërisht shkupjani, Sunaj Hasan (luajti 80 minuta), njofton “infOSport.mk”.

Nga një gol në secilën pjesë për sulmuesin shtatëlartë, i cili me siguri se ka bindur trajnerin Arbnor Morina, për të llogaritur seriozisht në shërbimet e Sunaj Hasan, për sezonin e ri në Superligën e Kosovës, që starton me 12 shtator.

Arbëria sezonin e ri do ta nis në transfertën në Mitrovicë përballë  Trepça ’89.

Ndryshe ndeshja midis Arbërisë dhe Gjilanit kaloi nën hijen e lëndimit të mesfushorit tetovar të Gjilanit, Muhamed Useini, i cili në minutën e 35-të lëshoi fushën dhe me urgjencë u dërgua në spitalin e Prishtinës.

Leave a Reply