Rej Manaj rikthehet në “Serie A”

Rey Manaj mund të rikthehet sërish në Serie A, pas aventurës së shkurtër që e kishte pasur më herët me Interin!

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare pritet të transferohet te Hellas Verona, drejtuesit e së cilës skuadër janë duke negociuar me agjentin e lojtarit dhe Barcelonën.

Manaj aktualisht aktivizohet me ekipin B të Barcelonës, ndërsa u bë i famshëm me moshat e Interit. Madje, debutoi pesë vite më parë me “zikaltrit” në Serie A, por më pas nisi një periudhë huazimesh deri te ndryshimi i kampionatit.

Ai më pas ka luajtur me ekipe si Kremoneze, Peskara dhe Pisa.

Leave a Reply