Bajrami zbulon formacionin anti-Vardar

FC Shkupi sot do të zhvillojë derbin e përjetshëm kundër Vardarit, njofton “infOSport.mk”. Është kjo ndeshja më interesante e javës së 5-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën skuadra nga Çairi futet si favorite dhe e gatshme që pas 4 ndeshjeve pa fitore ndaj rivalit lokal, të arrijë fitoren e parë, që do i siguronte pozitën e parë.

Për këtë ndeshje trajneri i “pëllumbave” nga Çairi, Muharem Bajrami ka vendosur të luajë një formacion sulmues.

Dembo-Berisha-Ademi është treshja e sulmit, që pritet të kenë ndihmën e Sabit Bilalit, Fredy Alvarez dhe kapitenit Besar Iseni, që do manovrojnë në mesfushë, ndërkohë në katërshen mbrojtëse do të luajnë Gligorov dhe Glishiç në krahë, derisa në qendër të mbrojtjes do të luajnë Krivanjeva dhe Neto.

Ndeshja Vardari-FC Shkupi starton në ora 16:00.

#LineUp #vardarvsshkupi #ForcaShkupi #DashuriEvertet⚽ FK Vardar vs FC Shkupi

Публикувахте от FC Shkupi в Неделя, 13 септември 2020 г.

Leave a Reply