Goli i Cvetanoskit çorentoi lojën e FC Shkupit, Vardari i shkakton disfatën e parë skuadrës nga Çairi (VIDEO)

Vardari i ka shkaktuar disfatën e parë në edcionin e ri futbollistik skuadrës së FC Shkupit, njofton “infOSport.mk”. Ekipi i Aleksandar Vasoskit shënoi fitore minimale 1:0, falë golit të shënuar nga Matej Cvetanoski në minutën e 52-të. Deri në ato momente skuadra nga Çairi kishte dominim në fushën e blertë, mirëpo duke mos mundur të rrezikojë më konkretisht portën e Iliq.

Ky i fundit në minutën e 28-të kapituloi para Dembo Darboe, mirëpo goli i sulmuesit nga Gambia u anulua me plotë të drejtë, për shkak pozitës jashtëloje.

Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte

Dembo Darboa shenon serish, por kete here goli i sulmuesit nga Gambia anulohet me plote te drejte VARDARI – FC SHKUPI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Paraprakisht mbrojtësi i ri i “kuqezinjëve”, Veliçkoviç lëshoi një mundësi të artë për të kaluar Vardarin në epërsi që në pjesën e parë, mirëpo kur të gjithë shihnin topin në rrjetën e Naumovskit, numri 6-të i vendasve, bëri më të vështirën, qëlloi shtyllën.

Futbollisti i Vardarit, Veliçkoviç, vjen me huçjen e vitit

Futbollisti i Vardarit, Veliçkoviç, vjen me huçjen e vitit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Pjesa e dytë nisi sërish me inciativën e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët në minutën e 52-të falë një gafe të portierit Naumovski, i dhuruan epërsinë Vardarit.

Matej Cvetanoski pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, me të majtën e tij goditi në drejtim të portës, ndërsa edhe pse Naumovski e kishte në duar topin, nuk arriti që ta ndalojë, duke i dhuruar ekipit vendas golin e epërsisë, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e Vardarit, transmeton “infOSport.mk”.

Vardari avanson ndaj FC Shkupit

Vardari avanson ndaj FC ShkupitVARDARI – FC SHKUPI 1:0(M. Cvetanoski 52')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Pikërisht ky gol çorientoi lojën e FC Shkupit në vazhdim, që në asnjë mënyrë nuk arriti të rrezikojë portën e Iliq.

Naumovski me nje intervenim bravuroz ndal Bllazhevskin dhe Vardarin per te shenuar edhe golin e dyte

Naumovski me nje intervenim bravuroz ndal Bllazhevskin dhe Vardarin per te shenuar edhe golin e dyte

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Madje ishte Vardari që në minutat shtesë të takimit mund të shënonte edhe ndonjë gol tjetër, mirëpo në dy raste portieri Kristijan Naumovski ndali tentativat e rezervistit, Dejan Bllazhevski.

Naumovski edhe njehere tjeter del fitues perballe Bllazhevskit

Naumovski edhe njehere tjeter del fitues perballe BllazhevskitNdeshja ne arenen "Todor Proeski" mbyllet me fitore minimale te VardaritVARDARI – FC SHKUPI 1:0(M. Cvetanoski 52')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 13 септември 2020 г.

Ishte kjo vetëm fitorja e dytë për Vardarin, skuadër kjo që me 7 pikë renditet në pozitën e 8-të, ndërkohë FC Shkupi me 10 pikë renditet në pozitën e 3-të.

Leave a Reply