Darboa nuk ndalet, shënon edhe në ndeshjet e Kupës (VIDEO)

Dembo Darboa ka futur emrin e tij si golashënues edhe në ndeshjet e Kupës, njofton “infOSport.mk”. Sulmuesi nga Gambia i skuadrës “bardhekaltër” nga Çairi shënoi golin e parë në fitoren 2:1 të FC Shkupit në transfertën përballë Slloga Vinicës, ndeshje kjo e vlefshme për 1/16 e finales.

Kush tjetër, përveç Dembo Darboa…

Kush tjetër, përveç Dembo Darboa…FC Shkupi avanson përballë Slloga Vinicës në transfertëKupa e Maqedonisë, 1/16 e finalesSLLOGA VINICA – FC SHKUPI 0:1(D. Darboa 20')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.

Dembo Darboa, autorë i 7 golave të shënuar në Ligën e Parë, realizoi në minutën e 20-të golin e avantazhit për FC Shkupin, për të cilën skuadër golin tjetër e realizoi Fredy Alvarez dy minuta para fundit të pjesës së parë.

Fredy Alvarez dyfishon rezultatin

Fredy Alvarez dyfishon rezultatinKupa e Maqedonisë, 1/16 e finalesSLLOGA VINICA – FC SHKUPI 0:2(F. Alvarez 43')

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 23 септември 2020 г.

Në pjesën e dytë vendasit e Slloga Vinicës arritën që të shënojnë golin e nderit, mirëpo ishte ajo gjithçka që bënë në këtë takim, në të cilin trajneri Muharem Bajrami në formacionin bazë kishte ardhur me disa ndryshime.

Në portë sërish ka vendosur Kristijan Naumovskin, ndërsa ndryshimet i kishte bërë në vijën e fundit të mbrojtjes. Kështu në vend të Filip Gligorov, në krahun e djathtë kishte vendosur Ardit Iljazin, teksa në krahun e majtë e kishte vendosur Glishiq, i cili kishte munguar në ndeshjen e fundit kundër Renovës.

Në qendër të mbrojtjes nuk kishte bërë asnjë ndryshim nga ndeshja e fundit me Renovën, duke i besuar dyshes, Junushade-Neto, transmeton “infOSport.mk”.

Mesfushën të tërën ua kishte besuar futbollistëve të huaj, me Fredy Alvarez Rodrigez që doli të jetë violina e parë, i ndihmuar nga Diak, Gudiabi dhe turku Salim.

Në sulm i vetmuar ishte Dembo Darboe, golashënuesi më i mirë në LPFMV, i cili pati ndihmën e Fatjon Jusufit, një ndër autorëve të golave në ndeshjen e fundit kundër Renovës, në të cilën FC Shkupi, kishte shënuar një fitore infarkt me rezultatin 4:3.

Jusufi nuk arriti të shënojë edhe sot, por një gjë të tillë bëri Darboa, i cili pas golit të shënuar në ndeshjen e raundit të parë eliminatorë të Liga Europa, dhe 7 golave të shënuar në 6 xhirot e para në LPFMV, tashmë emrin e tij e regjistroi edhe në ndeshjet e Kupës, aty ku FC Shkupi pretendon të arrijë sa më larg.

Leave a Reply