Ja kush i prinë listës së golashënuesve pas 7 xhirove të para në LPFMV

Ka përfunduar edhe java e 7-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ku u arritën edhe disa rezultate befasuese, përfshirë këtu edhe dy disfatat e FC Shkupit dhe Renovës, njofton “infOSport.mk”.

3 ndeshje u mbyllën me nga 4 gola, ku skuadrat si Shkëndija, Vardari dhe Makedonija GJ.P shënuan fitore identike, 3:1. Një ndeshje u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në dy ndeshjet tjera skuadrat vendase, Akademia Pandev dhe Struga Trim Lum shfrytëzuan terrenin vendas, duke arkëtuar nga 3 pikë.

Gjithsej 15 gola u shënuan në këtë javë, e ku  prej tyre mbajnë firmën e futbollistëve shqiptarë (Nijaz Lena -2 gola, Besart Ibraimi, Valon Ahmedi, Alush Gavazaj, Sefer Emini dhe Arbi Vosha).

Edhe pse sot nuk gjeti rrugën e golit, sulmuesi i FC Shkupit, Dembo Darboe i prinë listës së golashënuesve me 7 gola, një më shumë se Besart Ibraimi, i cili shënoi edhe golin e tij të 5-të në 3 ndeshjet e fundit.

Besart IBRAIMI7 ndeshje 6 ⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️⚽️#RikthehetBomberi

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 27 септември 2020 г.

Pas kësaj dyshe, me 4 gola të shënuar në vendin e tretë ndodhet Pepi Georgiev i Sileksit, për të vijuar 5 futbollistë me nga 3 gola të shënuar, transmeton “infOSport.mk”.

Lupçe Doriev (Shkëndija), Sefer Emini (Makedonija GJ.P), Nijaz Lena (Struga Trim Lum), Ivan Ivanovski (Sileks), Dejan Ristov (Sileks).

Leave a Reply