Akuzat për racizëm, Nejmar dhe Gonzales shpëtojnë pa u dënuar!

Nuk do të përballen me dënime të reja ylli i Paris Sen Zhermen, Nejmar, dhe ai i Olimpik Marsej,  Alvaro Gonzalez.

Braziliani Nejmar e ka akuzuar Gonzalezin për racizëm, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në humbjen e PSZH-së ndaj Marsejës në fillim të muajit shtator.

Në atë takim plotë 5 futbollistë ishin ndëshkuar me kartonë të kuq, ndërsa në fund fitorja i kishte buzëqeshur skuadrës nga “Velodrome”, 0:1.

Në këtë ndeshje gjithashtu ylli i PSZH-së, Nejmar, ishte akuzuar për ofendime në baza racore ndaj Hiroko Sakait të Marsejës.

Nejmari tashmë është suspenduar për dy ndeshje, kurse hetimet për racizëm kanë konfirmuar se nuk ka pasur dëshmi që një gjë e tillë të ketë ndodhur.

“Pas shqyrtimit të çështjes dhe dëgjimit të lojtarëve dhe përfaqësuesve të klubeve Komisioni thekson se nuk ka pasur prova të mjaftueshme bindëse për deklarata të natyrës diskriminuese nga Alvaro Gonzalez kundrejt Nejmarit gjatë kësaj ndeshje, e as të Nejmarit kundrejt Alvaro Gonzalezit”, – thuhet në deklaratën e Federatës Franceze të Futbollit.

Ky vendim nga ana e FFF-së, është përshëndetur nga drejtuesit e Olimpik Marsej, të cilët vazhdimisht e mbronin futbollistin e tyre, duke pohuar se Gonzales nuk është aspak racist.

Leave a Reply