Pandev: Rasti im i fundit që të luaj në një europian me Maqedoninë!

Goran Pandev do të luaj ndaj Kosovës nesër mbrëma në arenën “Todor Proeski”. Ky lajm ka gëzuar tej mase edhe trajnerin Angellovski, i cili ishte në ankth, nëse i njëjti do të marrë dritë jeshile nga klubi i tij, Xhenoa, që kishte numrin më të madh të të infektuarve me “Covid 19” në “Serie A”.

Tashmë kur Pandev është këtu, dëshira e tij është që të ndihmojë skuadrën për të fituar, por njëkohësisht edhe për të realizuar ëndërrën e tij, që me Maqedoninë të luaj në një event të rëndësishëm futbollistik, siç është Europiani i vitit të ardhshëm.

“Për mua ky është shansi i fundit për t’u kualifikuar me Maqedoninë në një Kampionat Europian. Emocionet janë sigurisht këtu, nëse nuk do të ishin ato do të kishin dalë në pension deri tani. Ne duam ta bëjmë të lumtur popullin maqedonas në këto ditë të vështira. Ne duhet të hyjmë me kokë të ftohtë, kemi shumë lojtarë që kanë luajtur ndeshje të rëndësishme. Ne të gjithë po digjemi nga dëshira për të fituar këtë ndeshje” – tha Pandev.

Futbollisti i Xhenoas nesër ndaj Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e tij të 109-të me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për të cilën ka shënuar edhe 34 gola. I njëjti, kujtojmë kishte debutuar me 6 qershor të vitit 2001 në atë barazim 3:3 kundër Turqisë në Bursa, kur për “verdhekuqtë” në atë ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2002 shënonte edhe Artim Shaqiri.

Leave a Reply