Kadriu falënderon Shkupin dhe “Shvercerat”

Florian Kadriu prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Rabotniçkit. 20-vjeçari nga Kërçova vitin e kaluar ishte pjesë e FC Shkupit, për të cilën skuadër zhvilloi 30 ndeshje. Kadriu edhe pse nuk arriti që të shënojë ndonjë gol në ndeshje zyrtare me Shkupin, ai përfitoi zemrat e tifozërisë “bardheblu”, ndaj së cilës futbollisti kërçovarë ka shumë respekt. shpreh

“Një faleminderim për FC Shkupi, për bashkëlojtarët e mi, për stafin teknik të tij me të cilët kalova një vit shumë të mirë…veçanërisht një faleminderim të madh për tifozat “Shvercerat”, të cilët më kanë përkrahur gjatë të gjitha ndeshjeve. FALEMINDERIT” – kishte shkruar në profilin e tij zyrtarë në “facebook”, Florian Kadriu, i cili me Rabotniçkin nënshkruajti kontratë një vjeçare.

Leave a Reply