Florian Kadriu i bashkohet Rabotniçkit

Atë që paralajmëruam ditë më parë, sot edhe u bë zyrtare. Florian Kadriu, futbollisti i deritanishëm i FC Shkupit i është bashkuar Rabotniçkit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë një vjeçare.

Ai te “romantikët” erdhi me rekomandim të trajnerit Viktor Trenevski, ndërsa do të jetë pjesë e ekspeditës së skuadrës së Rabotniçkit që do të zhvillojë fazën e përgatitjeve në Slloveni.

Kadriu është përforcimi i katërt për Rabotniçkin në këtë afat kalimtarë të verës, pasi dje skuadra nga Parku i Qytetit zyrtarizoi marrëveshjen me Tomas Iliev, që nënshkroi kontratë tre vjeçare, ndërsa ditë më parë ata nënshkruajtën edhe me futbollistin e Shkëndijës, Enis Dervishi si dhe me sulmuesin e Renovës, Stojanço Velinov.

Leave a Reply