Super Milanin nuk e ndal dot as Interi i Antonio Konte (VIDEO)

Milani ka shënuar fitore 2:1 në debrin e parë milanez të sezonit të ri kundër Interit, duke vazhduar efektin e qindtpërqindtë në këtë fillim sezoni në “Serie A”, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo fitorja e katërt për “rossonerët” nga po aq ndeshje të zhvilluara, ndërsa fitorja e parë pas më shumë se katër viteve ndaj rivalit lokal. Për herë të fundit Milani kishte mundur Interin me 31 janar të vitit 2016-të, ndërsa për fitoren e parë në vitin 2020, më i merituar doli të jetë Zlatan Ibrahimoviç, që i shënoi të dy golat për “kuqezinjtë”.


GOLAT NGA NDESHJA INTER-MILAN, NDIQENI KËTU.


Golin e parë suedezi e realizoi në minutën e 13-të, kur përmirësoi goditjen e tij nga pika e bardhë, të cilën e kishte ndalur portieri “zikaltër”, i cili kapituloi para Ibrahimoviç edhe në minutën e 16-të.

Këtë herë Ibrahimoviç shënoi nga afërsia falë pasimit perfekte të Leaos nga e majta.

Shpresat e “zikaltërve” i riktheu Romelo Lukaku me golin e shënuar në minutën e 29-të, gol ky që në fund u tregua edhe si përfundimtarë i këtij takimi, pasi rrjetat pushuan në minutat në vijim.

Me këtë fitore Milani ruan kryesimin në “Serie A”, tashmë duke e udhëhequr vallën i vetmuar, para Atalantës që pësoi një disfatë të thellë 4:1 në transfertën ndaj Napolit, skuadër kjo që me 8 pikë mban pozitën e tretë.

Sa i përket Interit, skuadra e Antonio Kontes me 7 pikë renditet në pozitën e 6-të.

Leave a Reply